Protestat në Nigeri kthehen të dhunshme, OKB apelon për përmbajtje të policisë
Disa protestues i vunë zjarrin selisë së rrjetit kryesor televiz TV Continental në qytetin Lagos. Gazetarët në vend thanë se ata pezulluan transmetimet e lajmeve përderisa demonstruesit sulmuan stacionin televiziv

Maiduguri
Protestat kundër brutalitetit të policisë në Nigeri janë kthyer në dhunë me mbi dhjetë persona të vrarë dhe shumë shtëpi, biznese dhe automjete të shkatërruara nga protestuesit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mëngjesin e sotëm, disa protestues i vunë zjarrin selisë së rrjetit kryesor televiz TV Continental në qytetin Lagos. Gazetarët në vend thanë se ata pezulluan transmetimet e lajmeve përderisa demonstruesit sulmuan stacionin televiziv.
"Ne tani duhet të pezullojmë të gjithë programin tonë, sepse disa keqbërës që protestojnë hynë në ambientet tona dhe i vunë zjarrin objektit tonë", tha prezantuesi Morayo Afolabi-Brown në transmetim para se stacioni të mbyllte transmetimin.
Në mediat sociale janë shpërndarë pamje të ndërtesës së stacionit televiziv në flakë, me zërat e protestuesve në sfond.
Në një deklaratë me shkrim, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, bëri thirrje për t'i dhënë fund brutalitetit dhe abuzimeve të policisë në Nigeri. Ai dënoi përshkallëzimin e dhunshëm në Lagos, që "rezultoi në vdekje të shumta dhe shkaktoi shumë të plagosur".
Guterres po ashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet në zi dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.
Ai u bëri thirrje autoriteteve të hetojnë incidentet e raportuara dhe "t'i kërkojnë autorët përgjegjës". Ai po ashtu nxiti forcat e sigurisë të "veprojnë në çdo kohë me përmbajtje maksimale", ndërsa protestuesve u bëri thirrje të demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të përmbahen nga dhuna".
"Sekretari i përgjithshëm inkurajon autoritetet të shqyrtojnë me shpejtësi rrugët për të de-përshkallëzuar situatën. Ai përsërit gatishmërinë e OKB-së për të mbështetur përpjekjet kombëtare drejt gjetjes së një zgjidhjeje", thuhet në deklaratë.
Mbrëmë, mediat lokale raportuan se shtatë persona u vranë në zonën e protestave në Portën Lakki gjatë një ballafaqimi me persona të armatosur.
Incidenti i djeshëm pasoi demonstrata të dhunshme kundër brutalitetit të policisë në shtetin jugor Edo që pa shkatërrimin e shtëpive dhe automjeteve në qytetin verior Kano.
Shefi ekzekutiv i Organizatës së Shoqërisë Civile (OSHC), Clement Nwnkwo, në një deklaratë me shkrim dënoi vrasjet.
Ai u kërkoi ligjvënësve të ftojnë shefin e ushtrisë për të shpjeguar rolin e personelit ushtarak në pushkatimin e protestuesve.
Protestat kundër brutalitetit të policisë, të cilat filluan pothuajse dy javë më parë, kanë vazhduar të marrin vrull në shumicën e qyteteve të vendit, duke e detyruar qeverinë sot të shpallë një shtetrrethim 24-orësh në disa shtete.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.