Protesta në SHBA, Francë dhe Itali kundër sulmeve amerikane ndaj Venezuelës
Protesta kundër veprimeve të SHBA-së në Venezuelë janë mbajtur njëkohësisht në Washington, Napoli dhe Paris, ku demonstruesit dolën në rrugë për të dënuar sulmet amerikane në Venezuelë dhe arrestimin e presidentit Maduro
Washington/Napoli/Paris
Protesta kundër veprimeve të SHBA-së në Venezuelë janë mbajtur njëkohësisht në Washington, Napoli dhe Paris, ku demonstruesit dolën në rrugë për të dënuar sulmet amerikane në Venezuelë dhe arrestimin e presidentit të këtij vendi të Amerikës Latine, Nicolas Maduro, raporton Anadolu.
Protestuesit në Washington u tubuan përpara Shtëpisë së Bardhë për të kundër veprimet e vendit të tyre ndaj Venezuelës. Ata mbanin pankarta duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj sulmeve amerikane në Venezuelë, si dhe kërkuan lirimin e presidentit Maduro dhe bashkëshortes së tij.
Ndërkohë, demonstruesit në qytetin italian Napoli u mblodhën për shprehur mbështetje për Venezuelën pas arrestimit të presidentit Maduro. Ata valëvitnin flamuj venezuelas dhe brohoritnin parulla kundër veprimeve amerikane ndaj qeverisë në Karakas.
Ndërkaq, në kryeqytetin francez Paris, protestuesit u mblodhën në sheshin Place de la Republique, ku dënuan ofensivën ushtarake të SHBA-së ndaj Venezuelës. Duke valëvitur flamuj venezuelas dhe duke shfaqur parulla kundër asaj që e quajtën “imperializëm amerikan”, ata veprimet amerikane i konsideruan si shkelje të sovranitetit të Venezuelës.
Protestat në këto tre vende pasqyrojnë reagimin ndërkombëtar dhe rritjen e kundërshtimeve publike ndaj veprimeve të SHBA-së në Venezuelë.
Dje, qeveria e Venezuelës akuzoi SHBA-në për sulm ndaj instalimeve civile dhe ushtarake në shtete të shumta të vendit dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme kombëtare.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi sulmin "në shkallë të gjerë", duke shtuar se presidenti Nicolas Maduro dhe gruaja e tij u "kapën dhe u larguan me avion nga vendi".
Sulmet erdhën pas muajsh presioni në rritje të SHBA-së ndaj Maduros, të cilin Washingtoni e akuzon për përfshirje në trafikun e drogës, ndërsa udhëheqësi venezuelas i ka mohuar pretendimet dhe kishte shprehur gatishmëri për bisedime.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
