Bota

Protesta në SHBA dhe Kanada kundër sulmeve ndaj Iranit dhe Gazës

- Demonstruesit bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe dënuan heshtjen ndërkombëtare ndaj krizave humanitare.

Ajdin Aliji  | 23.06.2025 - Përdıtësım : 23.06.2025
Protesta në SHBA dhe Kanada kundër sulmeve ndaj Iranit dhe Gazës

Shkup

SHKUP (AA) - Në disa qytete të SHBA-së dhe në Toronto të Kanadasë u mbajtën protesta kundër sulmeve ndaj Iranit dhe Gazës, raporton Anadolu.

Njerëz që mbanin pankarta dhe valëvitnin flamuj palestinezë dhe iranianë u mblodhën për të protestuar kundër sulmeve të vazhdueshme ndaj Gazës dhe Iranit.

Demonstruesit bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe dënuan heshtjen ndërkombëtare ndaj krizave humanitare.


- Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit

Më 13 qershor, Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë duke synuar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, si dhe komandën e lartë ushtarake.

Në Iran, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë u vranë në sulme.

Ministria iraniane e Shëndetësisë njoftoi më 21 qershor se numri i përgjithshëm i viktimave civile në sulmet izraelite ishte 430 dhe numri i të plagosurve tejkaloi 3.500.

Zyra e Kryeministrit izraelit raportoi se 24 persona u vranë dhe 1.272 u plagosën në hakmarrjet e kryera nga ushtria iraniane.

Shumë vende, veçanërisht Turqia, dënuan sulmet e Izraelit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın