Bota

Protesta në mbështetje të Palestinës pranë ambasadës së SHBA-së në Filipine

Protestuesit mbanin flamuj, banderola dhe pankarta palestineze, duke brohoritur slogane në solidaritet me Palestinën

Ajdin Aliji  | 07.10.2025 - Përdıtësım : 07.10.2025
Protesta në mbështetje të Palestinës pranë ambasadës së SHBA-së në Filipine Foto: Daniel Ceng/AA

Shkup

Demonstruesit u mblodhën pranë ambasadës së SHBA-së në kryeqytetin e Filipineve, Manila, për të protestuar kundër ofensivës së Izraelit në Gaza dhe mbështetjes së Washingtonit për këto operacione, raporton Anadolu.

Protestuesit mbanin flamuj, banderola dhe pankarta palestineze, duke brohoritur slogane në solidaritet me Palestinën. Që nga 8 tetori 2023, ushtria izraelite ka vrarë mbi 67.100 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, në Rripin e Gazës.

Bombardimet e pamëshirshme e kanë bërë enklavën pothuajse të pabanueshme dhe kanë çuar në zhvendosje masive, uri dhe përhapje të sëmundjeve.

Delegacionet izraelite dhe të Hamasit filluan negociata indirekte në Sharm el-Sheikh të Egjiptit të hënën për të diskutuar planin 20-pikësh të presidentit të SHBA-së, Donald Trump që kërkon lirimin e pengjeve izraelite brenda 72 orëve nga miratimi i Izraelit, një armëpushim dhe çarmatimin e Hamasit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın