Bota

Protesta në Lyon të Francës kundër planit të buxhetit të qeverisë për vitin 2026

Sindikatat paralajmëruan se masat e propozuara mund të kërcënojnë punësimin në sektorin publik dhe të rëndojnë më tej shërbimet publike që tashmë janë nën presion

Alban Agushi  | 02.12.2025 - Përdıtësım : 02.12.2025
Protesta në Lyon të Francës kundër planit të buxhetit të qeverisë për vitin 2026 Foto: Mathieu Prudhomme/AA

Tiranë

Sindikatat mbajtën sot një demonstratë në Lyon si pjesë e protestave mbarëkombëtare kundër planit të propozuar të buxhetit të qeverisë franceze për vitin 2026, raporton Anadolu.

Tubimi i udhëhequr nga anëtarë të sindikatave të ndryshme shumësektoriale, Konfederatës së Përgjithshme të Punës (CGT), Federatës së Bashkuar të Sindikatave (FSU) dhe Solidaires, kritikoi projektbuxhetin të cilin e denoncojnë si "të padrejtë socialisht".

Sindikatat paralajmëruan se masat e propozuara mund të kërcënojnë punësimin në sektorin publik dhe të rëndojnë më tej shërbimet publike që tashmë janë nën presion.

Përfaqësuesit e sindikatave thanë se protestat do të vazhdojnë në ditët në vijim për të rritur presionin mbi qeverinë për të rishikuar propozimin e buxhetit.

Gjatë grevës mbarëkombëtare priten ndërprerje në transportin publik, shkolla, spitale dhe administrata lokale në të gjithë vendin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın