Protesta në Londër në mbështetje të grupit ‘Palestine Action’, disa të arrestuar
‘Palestine Action’ u ndalua në korrik sipas Aktit të Terrorizmit të Mbretërisë së Bashkuar, vendim që ka çuar në arrestimin e qindra protestuesve pro-palestinezë për mbajtjen e pankartave ose shfaqjen e mbështetjes për grupin
Londër
Dhjetëra persona janë arrestuar gjatë një proteste në Londër, të mbajtur në mbështetje të grupit të ndaluar ‘Palestine Action’, raporton Anadolu.
Grupi ‘Palestine Action’ u ndalua në muajin korrik sipas Aktit të Terrorizmit të Mbretërisë së Bashkuar, një vendim që ka çuar në arrestimin e qindra protestuesve pro-palestinezë për mbajtjen e pankartave ose shfaqjen e mbështetjes për grupin.
Protestat e reja vijnë përpara shqyrtimit gjyqësor që do të mbahet nga 25 deri më 27 nëntor, i cili mund të sjellë shfuqizimin e vendimit për të cilësuar grupin ‘Palestine Action’ si një organizatë terroriste.
Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë pothuajse 70 mijë persona në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, ka plagosur mbi 170.800 të tjerë dhe e ka shndërruar enklavën në rrënoja. Sulmet u ndalën nën një marrëveshje armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor.
Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhra arresti nëntorin e vitit të kaluar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në Gaza.
