Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak
Ata mbanin pankarta ku shkruhej "Jo rekrutimit" dhe "Lufta nuk është kurrë opsioni i vetëm, por gjithmonë më i keqi"
Berlin
Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së parlamentit gjerman Bundestag në Berlin kundër projektligjit për shërbimin ushtarak, raporton Anadolu.
Anëtarët e Shoqërisë Gjermane të Paqes-Kundërshtarët e Bashkuar të Shërbimit të Luftës (DFG-VK) organizuan një demonstratë para ndërtesës së Bundestagut në kryeqytetin gjerman, teksa po debatohej projektligji për shërbimin ushtarak.
Ata mbanin pankarta ku shkruhej "Jo rekrutimit" dhe "Lufta nuk është kurrë opsioni i vetëm, por gjithmonë më i keqi".
Michael Schulze von Glasser nga DFG-VK theksoi se provimet ushtarake do të jenë të detyrueshme duke filluar nga viti 2027.
"Kjo po çon gradualisht në shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Ne kundërshtojmë shërbimin e detyrueshëm dhe trajnimin e njerëzve për të përdorur armë në të gjithë botën", shtoi ai.
Gjermania hoqi shërbimin ushtarak të detyrueshëm në vitin 2011, duke kaluar në një forcë profesionale tërësisht vullnetare. Forcat e armatosura aktualisht kanë një personel prej 183 mijë njerëzish.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
