Bota

Protestë përpara Bundestagut gjerman, ekspozohen fotografi të fëmijëve nga Gaza

- Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se më shumë se 16 mijë fëmijë janë vrarë në sulmet izraelite dhe rreth 1.000 fëmijë kanë përfunduar me gjymtyrë të amputuar

Alban Agushi  | 09.07.2025 - Përdıtësım : 09.07.2025
Protestë përpara Bundestagut gjerman, ekspozohen fotografi të fëmijëve nga Gaza Foto: Halil Sağırkaya / AA

Ankara

TIRANË (AA) - Në Berlin të Gjermanisë, përpara Parlamentit Federal gjerman (Bundestag) u mbajt një protestë për fëmijët palestinezë në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Protesta e quajtur "Të shohësh sytë e fëmijëve në Gaza" përpara Bundestagut gjerman, u organizua nga platforma Avaaz.

Gjatë protestës, portrete të fëmijëve nga Gaza u ekspozuan në zonën përpara ndërtesës së parlamentit.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza u njoftua se më shumë se 16 mijë fëmijë janë vrarë në sulmet izraelite dhe rreth 1.000 fëmijë kanë përfunduar me gjymtyrë të amputuar.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, është rritur në 57.575 ndërsa numri i të plagosurve në 136.879.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın