Bota

Protestë në Parlamentin austriak për shkak të heshtjes ndaj gjenocidit të Izraelit në Gaza

- "Ju flisni për të drejtat e njeriut, por nuk thoni asgjë për atë që po ndodh në Gaza. Izraeli po kryen gjenocid atje", tha aktivistja me origjinë hebreje, Sarig-Fellner

Salih Okuroğlu  | 11.07.2025 - Përdıtësım : 11.07.2025
Protestë në Parlamentin austriak për shkak të heshtjes ndaj gjenocidit të Izraelit në Gaza Foto: Arkiv / AA

Burgenland

VJENË (AA) - Gjatë një seance në Parlamentin e Austrisë, aktivistë pro-palestinezë protestuan kundër heshtjes rreth gjenocidit të Izraelit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Një grup aktivistësh reaguan ndaj deputetëve në një seancë të zhvilluar në parlament.

Aktivistja me origjinë hebreje, Dalia Sarig-Fellner iu drejtua deputetëve gjatë seancës duke thënë: "Ju nuk thoni asnjë fjalë për masakrën, gjenocidin. Ju flisni për të drejtat e njeriut, por nuk thoni asgjë për atë që po ndodh në Gaza. Izraeli po kryen gjenocid atje".

Sarig-Fellner më tej tha: "T'ju vijë turp" ndaj ministres së Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger e cila iu referua ministrit të Jashtëm izraelit Gideon Saar me shprehjen "mik".

Në të njëjtën kohë, një aktivist tjetër brohoriti "Liri për Palestinën". Më pas aktivistët u nxorën me forcë nga parlamenti nga forcat e sigurisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın