Propozimi për martesë me buqetë gjigante të transportuar me rimorkiator habiti të pranishmit
Mbi buqetë u vendos me drita LED mbishkrimi: "A do të martohesh me mua?"
Bolu
Tolga Efe, i cili jeton në rrethin Mudurnu të provincës turke Bolu, i bëri propozim për martesë të fejuarës së tij me një buqetë gjigante të transportuar me autorimorkiator, raporton Anadolu.
Efe, i cili prej kohësh po planifikonte martesën, vendosi një skelet prej hekuri në platformën e autorimorkiatorit dhe krijoi një buqetë të madhe duke e zbukuruar me tyl dhe lule. Mbi buqetë u vendos me drita LED mbishkrimi: "A do të martohesh me mua?".
Efe mbërriti në zonën ku ndodhej e dashura e tij me automjetin e zbukuruar, ndërsa e reja iu përgjigj me "Po" propozimit surprizë. Ato momente u regjistruan me celular nga miqtë e tyre.
Pas propozimit për martesë, çifti bëri një xhiro në qendër të rrethit me autorimorkiatorin që transportonte buqetën gjigante.
