Prokuroria e Parisit kontrollon zyrat e platformës X në Francë
Zyra e prokurorit tha në mediat sociale se njësia e tyre e krimit kibernetik kreu një kontroll në zyrat franceze të kompanisë, së bashku me Europolin dhe njësinë e krimit kibernetik të policisë franceze
Stamboll
Njësia e krimit kibernetik e prokurorit të Parisit njoftoi të martën se ka nisur një kontroll në ambientet franceze të kompanisë së mediave sociale X, të miliarderit amerikan të teknologjisë Elon Musk, si pjesë e një hetimi në vazhdim, transmeton Anadolu.
Zyra e prokurorit tha në mediat sociale se njësia e tyre e krimit kibernetik kreu një kontroll në zyrat franceze të kompanisë, së bashku me Europolin dhe njësinë e krimit kibernetik të policisë franceze.
Kontrolli është pjesë e një hetimi të hapur në janar 2025 mbi funksionimin algoritmik të platformës.
Musk dhe ish-drejtoresha ekzekutive e X, Linda Yaccarino, janë thirrur për "dëgjesa vullnetare" më 20 prill nga Zyra e Prokurorit të Parisit, sipas transmetuesit BFMTV.
Zyra njoftoi gjithashtu se ata po largohen nga X dhe mund të vazhdojnë komunikimin në LinkedIn ose Instagram.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
