Prokurori i Përgjithshëm i Libisë nis hetime për vdekjen e Saif al-Islam Gaddafit
Saif al-Islam Gaddafi u vra nga persona të armatosur të paidentifikuar në qytetin Zintan të martën
Stamboll
Prokurori i Përgjithshëm i Libisë, Al-Siddiq Al-Sour, hapi sot një hetim mbi vrasjen e Saif al-Islam Gaddafit, djalit të ish-udhëheqësit libian Muammar Gaddafi, transmeton Anadolu.
Zyrtarë libianë thanë se Saif al-Islam u vra të martën në qytetin perëndimor të Libisë, Zintan.
Në një deklaratë të Zyrës së Hetimeve të Prokurorit të Përgjithshëm thuhet se hetuesit “ekzaminuan vendin e ngjarjes, sekuestruan objekte, intervistuan dëshmitarë dhe çdo person që mund të jepte sqarime lidhur me incidentin”.
Gjithashtu, mjekët ligjorë ekzaminuan trupin e Saif al-Islamit, shtohet në deklaratë.
Hetimet paraprake sugjerojnë se “viktima u ekspozua ndaj të shtënave me armë zjarri që rezultuan në plagë vdekjeprurëse”, thuhet në deklaratë.
Mediet libiane raportuan se vrasja ndodhi në rezidencën e Saif al-Islamit dhe u krye nga katër persona të panjohur, duke shtuar se kamerat e sigurisë në vendngjarje ishin çaktivizuar para sulmit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
