Prokurori i GJNP-së tërhiqet nga çështja Saif al-Islam Gaddafi për arsye të paanshmërisë
Khan deklaroi se çështjen e Saif al-Islam Gaddafit, për të cilin kishte urdhër arresti nga GJNP, ia kishte dorëzuar zëvendësit të tij, James Stewart
New York
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) Karim Khan tha se është tërhequr nga çështja Saif al-Islam Gaddafi, djali i liderit të rrëzuar të Libisë, Muammar Gaddafi, i cili kërkohej me akuzat për krime lufte, transmeton Anadolu Agency (AA).
Khan u tërhoq nga çështja me arsyetimin e "paanësisë" për shkak se më parë kishte qenë avokat i tij dhe se me këtë rast do të merret ndihmësi i tij.
Në brifingun e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Khan deklaroi se çështjen e Saif al-Islam Gaddafit, për të cilin kishte urdhër arresti nga GJNP, ia kishte dorëzuar zëvendësit të tij, James Stewart.
Khan, i cili ishte avokat i Saif al-Islam Gaddafit për një periudhë, tha se arsyeja e tërheqjes së tij nga çështja ishte "qëndrimi i paanshëm".
Ai tha se GJNP-ja vazhdon të mbledhë prova për akuzat për krime lufte në Libi dhe ka në plan të vizitojë Libinë në fillim të vitit 2022.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
