Producentja izraelite e serialit spiunazh "Teheran" gjendet e vdekur në një hotel në Athinë
Mediat lokale argumentojnë se gjetjet fillestare sugjerojnë për vetëvrasje të mundshme të prodiucentes, Dana Eden
Athinë
Producentja izraelite e serialit spiunazh "Teheran" u gjet e vdekur sot në një hotel në qendër të Athinës, transmeton Anadolu.
Dana Eden, 53-vjeçe, mbërriti në Athinë më 4 shkurt për të mbikëqyrur xhirimet e serialit, i cili transmetohet në transmetuesin publik të Izraelit KAN dhe Apple TV+ ndërkombëtarisht.
Ajo u gjet e vdekur në një hotel në qendër të Athinës, raportoi e përditshmja "To Vima".
Duke cituar burime, gazeta tha se vdekja e producentes Eden dyshohet të jetë vetëvrasje, duke vënë në dukje mavijosje në qafë dhe gjymtyrët e poshtme dhe disa pilula të gjetura në dhomën e saj.
Një hetim gjithëpërfshirës policor është duke u zhvilluar për të zbuluar shkakun e saktë të vdekjes së saj, njoftoi gazeta.
