Bota

Pritja e Vitit të Ri në Paris pa fishekzjarre dhe nën masa të forta sigurie

Pritja e Vitit të Ri në bulevardet dhe në “Champs-Elysees”, do të organizohet pa fishekzjarre dhe nën masa të forta të sigurisë, paralajmëruan autoritetet e qytetit të Parisit

Alma Çekovic  | 26.12.2015 - Përdıtësım : 27.12.2015
Pritja e Vitit të Ri në Paris pa fishekzjarre dhe nën masa të forta sigurie

Paris

PARIS (AA) – Pritja e Vitit të Ri në Paris do të organizohet pavarësisht situatës së jashtëzakonshme pas sulmeve terroriste të disa javëve më parë, por kësaj radhe pa “spektaklin” e fishekzjarrëve  dhe ekstravagancën, që e bëjë këtë qytet një nga destinacionet më atraktive botërore në këtë pjesë të vitit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pritja e Vitit të Ri në bulevardet dhe në “Champs-Elysees”, do të organizohet pa fishekzjarre dhe nën masa të forta të sigurisë, paralajmëruan autoritetet e qytetit të Parisit.

“Kemi vendosur ta presim Vitin e Ri në mënyrë të matur”, deklaroi kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo për javoren franceze “Le Journal du Dimanche”.

“Organizimi i spektakleve është shenjë se nuk do të biem pas sulmeve në Paris”, tha Hidalgo.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın