Bota

Pritet me protestë anija turistike izraelite në Rodos të Greqisë, policia arreston pjesëmarrës

Rreth 100 protestues, me flamuj palestinezë në duar dhe me fotografi të fëmijëve të vrarë në Palestinë, zhvilluan demonstratën

Ayhan Mehmet  | 28.07.2025 - Përdıtësım : 28.07.2025
Pritet me protestë anija turistike izraelite në Rodos të Greqisë, policia arreston pjesëmarrës Foto: Ayhan Mehmet/AA

Rodos

Një anije turistike me turistë izraelitë u përball me protestë nga aktivistë propalestinezë në ishullin Rodos të Greqisë, transmeton Anadolu.

Anija turistike me emrin “CROWN IRIS”, që transportonte turistë izraelitë, mbërriti pasdite në portin e Rodosit.

Një grup që dëshironte të shprehte mbështetje për popullin palestinez organizoi një protestë në port me qëllim që të ndalonte zbritjen e turistëve izraelitë nga anija.

Rreth 100 protestues, me flamuj palestinezë në duar dhe me fotografi të fëmijëve të vrarë në Palestinë, zhvilluan demonstratën.

Policia largoi grupin nga porti ndërsa ata thërrisnin slogane si “Liri për Palestinën”. Gjatë përplasjes mes policisë dhe protestuesve, të paktën dy persona u arrestuan.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Rodosit, Aleksandros Koliadis, priti anijen në port.

Një grup pasagjerësh në bord shpalosën flamurin e Izraelit.

E njëjta anije kishte shkuar më 22 korrik edhe në ishullin Siros, por për shkak të reagimeve të protestuesve atje, pasagjerët izraelitë nuk kishin mundur të zbrisnin. Anija ishte larguar nga porti pa i zbritur udhëtarët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın