Princi i Kurorës Saudite: Partneriteti ekonomik me SHBA-në do të dëshmojë “rritje të paprecedentë”
Bin Salman shprehu shpresën se Forumi i Investimeve do të kontribuojë në forcimin e "marrëdhënies historike" midis Riadit dhe Washingtonit dhe do të çojë përpara rrugën e investimeve në përputhje me ambiciet e tyre të përbashkëta
Stamboll
Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, ka deklaruar se partneriteti ekonomik me SHBA-në do të dëshmojë “rritje të paprecedentë” në vitet e ardhshme, transmeton Anadolu.
Duke folur në Forumin e Investimeve SHBA-Arabia Saudite në Washington, bin Salman shprehu vlerësim për presidentin amerikan Donald Trump për forcimin e partneritetin ekonomik midis dy vendeve, bazuar në “rritje, diversifikim ekonomik dhe inovacion”.
“Jemi të bindur se partneriteti ynë ekonomik do të dëshmojë rritje të paprecedentë në vitet e ardhshme”, tha bin Salman në Forumin e Investimeve.
Ai theksoi se gjatë vizitës së tij në Washington u inicuan dhe u nënshkruan shumë marrëveshje të reja dhe disa projekte investimi në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, energjinë, inteligjencën artificiale, mineralet e rralla dhe financat.
“Ne gjithashtu nënshkruan Dokumentin e Partneritetit Strategjik Ekonomik midis vendeve tona, në një hap historik për të forcuar bashkëpunimin ekonomik”, tha ai.
Princi i Kurorës Saudite shprehu shpresën se Forumi i Investimeve do të kontribuojë në forcimin e "marrëdhënies historike" midis Riadit dhe Washingtonit dhe do të çojë përpara rrugën e investimeve në përputhje me ambiciet e tyre të përbashkëta.
Ai u bëri thirrje investitorëve të "shfrytëzojnë mundësitë tërheqëse të ofruara nga partneriteti saudito-amerikan".
Bin Salman mbërriti në SHBA dje për një vizitë tre-ditore.
Dje, Trump njoftoi përcaktimin e Arabisë Saudite si një "aleat i madh jashtë NATO-s", si dhe njoftoi nënshkrimin e një "marrëveshjeje historike strategjike të mbrojtjes".
