Bota

Pretendohet se telefoni i Jeff Bezos është "hakuar" pas një mesazhi nga princi saudit

Është përcaktuar se mesazhi i dërguar nga llogaria personale e Bin Salman në telefonin e Bezos "me shumë mundësi" përmban kod të dëmshëm, thuhet në artikullin e gazetës i cili bazohet në ekspertë që hetuan ngjarjen

İlyas Tayfun Salcı  | 22.01.2020 - Përdıtësım : 23.01.2020
Pretendohet se telefoni i Jeff Bezos është "hakuar" pas një mesazhi nga princi saudit

Londër

Pretendohet se pas një mesazhi të ardhur nga princi saudit Muhammed bin Salman 5 muaj para vrasjes së Jamal Khashoggit është "hakuar" telefoni i pronarit të "Washington Post" Jeff Bezos në të cilën punonte gazetari, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit special të gazetës britanike "The Guardian", thuhet se celulari i pronarit të "Washington Post" dhe faqes Amazon, Jeff Bezos është hakuar nëpërmjet një video-mesazhi të dërguar nga llogaria WhatsApp e princit Bin Salman.

Është përcaktuar se mesazhi i dërguar nga llogaria personale e Bin Salman në telefonin e Bezos "me shumë mundësi" përmban kod të dëmshëm, thuhet në artikullin e gazetës i cili bazohet në ekspertë që hetuan ngjarjen.

Ndër të tjera pretendohet se pas mesazhit të dërguar më 1 maj 2018, nga llogaria e Bezos janë shkarkuar të dhëna në përmasa të mëdha.

Po ashtu në artikull tërhiqet vëmendja se 5 muaj pas ngjarjes së hakimit është kryer vrasja e Khashoggit dhe se 9 muaj më pas kanë filluar të publikohen lajme për jetën private të Bezos në gazetën amerikane "National Enquirer".

Gjithashtu është nënvizuar edhe marrëdhënia e afërt e drejtuesit të kompanisë dhe pronar i gazetës "National Enquirer" me princin Bin Salman.

"The Guardian" thekson se ekspertët vlerësuan që princi saudit me këtë lëvizje mund të ketë provuar të bllokojë kritikat e gazetës "Washington Post" ndaj tij.

- Vrasja e Kahshoggit

Gazetari i "Washington Post"-it, Jamal Khashoggi u vra brutalisht më 2 tetor 2018 në ndërtesën e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Në Arabinë Saudite, në gjykimin lidhur me vrasjen e Khashoggit u dënuan me vdekje 5 të akuzuar, ndërsa 3 të tjerë u denuan gjithsej me 24 vite burg, ndërkohë që u lanë të lirë emra të afërt me Bin Salman.

Në një raport prej 101 faqesh të publikuar në qershor nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Arabia Saudite u akuzua si përgjegjëse për vrasjen e Khashiggit me qëllim dhe paramendim.

Në raport ishte vënë në dukje se ka prova të besueshme për hetimin e zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe princin saudit Muhammed bin Salman.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.