Bota

Pretendohet se SHBA-ja ka përcaktuar muajin janar për vendosjen e forcës ndërkombëtare në Gaza

"Sipas afatit të caktuar nga administrata amerikane, njësitë e para të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit janë planifikuar të mbërrijnë në Rripin e Gazës në mesin e janarit 2026"

Abdel Ra'ouf D. A. R. Arnaout, Esat Fırat  | 27.11.2025 - Përdıtësım : 27.11.2025
Pretendohet se SHBA-ja ka përcaktuar muajin janar për vendosjen e forcës ndërkombëtare në Gaza

Kuds

Pretendohet se SHBA-ja ka përcaktuar mesin e janarit 2026 si datën e synuar për vendosjen e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në lajmin e televizionit izraelit Channel 14 thuhet se "Sipas afatit të caktuar nga administrata amerikane, njësitë e para të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit janë planifikuar të mbërrijnë në Rripin e Gazës në mesin e janarit 2026".

Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit është planifikuar të vendoset në rajonin Rafah në Gazën jugore, thuhet në lajmin ku bëhet e ditur se ushtria izraelite që vepron në rajon do të pastrojë minat dhe municionet e pashpërthyera nga zonat e caktuara para vendosjes.

Një zyrtar i lartë nga Qendra e Koordinimit Civilo-Ushtarak të Izraelit në Kiryat Gat u citua të ketë thënë se "afati i fundit për përfundimin e procesit të çarmatimit" në Rripin e Gazës është caktuar për fundin e prillit. Gjithashtu ai është shprehur se "Objektivat e vendosura janë mjaft ambicioze, veçanërisht duke pasur parasysh kushtet aktuale në terren".

Nga SHBA-ja, Hamasi ose palët ndërmjetësuese nuk është lëshuar ende asnjë deklaratë në lidhje me pretendimet në lajm.


- Rezoluta për Gazën miratohet nga KS-OKB-ja

Më 18 nëntor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) miratoi një rezolutë të SHBA-së që bën thirrje për krijimin e një Këshilli Paqeje në Gaza dhe vendosjen e një Force Ndërkombëtare Stabilizimi.

Në votimin e KS-OKB-së, 13 vende votuan në favor të rezolutës, ndërsa Rusia dhe Kina abstenuan.

Para votimit, rezoluta u kritikua ashpër nga politikanët izraelitë me pretendimin për përmbajtje të retorikës që do të çonte në krijimin e një shteti palestinez.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın