Bota

Pretendohet se Hamasi i ka dërguar letër Trumpit duke kërkuar shkëmbim të burgosurish me Izraelin

Thuhet se Hamasi ka premtuar të lirojë gjysmën e të burgosurve izraelitë që mban nëse Trump ofron "garanci se Izraeli do të ndërpresë sulmet në Gaza për dy muaj"

Mustafa Deveci  | 22.09.2025 - Përdıtësım : 22.09.2025
Pretendohet se Hamasi i ka dërguar letër Trumpit duke kërkuar shkëmbim të burgosurish me Izraelin

Pretendohet se Hamasi ka ofruar lirimin e gjysmës së të burgosurve të tij izraelitë "menjëherë" nëse presidenti i SHBA-së, Donald Trump garanton një ndalim dy-mujor të sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

"Fox News" raporton se Hamasi i dërgoi letër Trumpit duke kërkuar shkëmbim të burgosurish me Izraelin dhe armëpushim të përkohshëm në Gaza.

Në lajm ku citohen burime të paidentifikuara të përfshira në administratën e Trumpit dhe negociatat për shkëmbimin e të burgosurve, theksohet se letra iu dorëzua nga Hamasi zyrtarëve të Katarit dhe pritet t'i dorëzohet presidentit të SHBA-së këtë javë.

Pretendohet se Hamasi i kërkoi në letër Trumpit garanci dy-mujore për ndalimin e sulmeve izraelite në Gaza dhe në këmbim, ofroi lirimin e gjysmës së të burgosurve izraelitë në Gaza "menjëherë".

Hamasi ende nuk ka lëshuar deklaratë në lidhje me lajmin. Oferta e Hamasit nuk specifikoi se sa të burgosur ose mbetjet e tyre do të dorëzonte.

Thuhet se Hamasi mban 48 të burgosur izraelitë në Gaza. Njëzet prej tyre besohet se janë gjallë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın