Bota

Pretendohet për një sulm me bombë ndaj një automjeti ushtarak të regjimit të Asadit në Damask

Agjencia e lajmeve të regjimit të Asadit, SANA njofton se si pasojë e sulmit 13 persona kanë humbur jetën ndërsa 3 të tjerë janë plagosur

Ethem Emre Özcan  | 20.10.2021 - Përdıtësım : 20.10.2021
Pretendohet për një sulm me bombë ndaj një automjeti ushtarak të regjimit të Asadit në Damask foto: AA/arkivë

Ankara

Pretendohet se një sulm me bombë është kryer ndaj një automjeti ushtarak në kryeqytetin sirian Damask, i cili është nën kontrollin e regjimit të Bashar al-Assad në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve të regjimit të Asadit, SANA pohoi se gjatë kalimit të një automjeti që mbante elementë të regjimit në qendër të Damaskut ndodhi një shpërthim.

Në lajm thuhet se 13 persona humbën jetën ndërsa 3 të tjerë u plagosën në sulmin i cili është kryer me 2 eksplozivë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın