Bota

Pretendohet "normalizimi i marrëdhënieve" Arabi Saudite-Izrael pas zgjedhjeve në SHBA

Presidenti amerikan, Trump të premten tha se janë të paktën edhe 5 vende që presin të bëjnë paqe me Izraelin dhe se njëra prej tyre është Arabia Saudite

Mustafa Deveci  | 25.10.2020 - Përdıtësım : 26.10.2020
Pretendohet "normalizimi i marrëdhënieve" Arabi Saudite-Izrael pas zgjedhjeve në SHBA

Kuds

Pretendohet se pas zgjedhjeve presidenciale që do mbahen më 3 nëntor në SHBA do të arrihet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e televizionit "Kanal 12" të Izraelit i cili bazohet në zyrtarët izraelitë, emrat e të cilëve nuk deklarohen, thuhet se edhe Arabia Saudite dhe Omani do të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin.

Në lajm mbrohet ideja se janë drej përfundimit bisedimet e zhvilluara me ndërmjetësimin e Washingtonit për normalizimin mes Izraelit dhe Omanit dhe se njoftimi për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve do të bëhet pas zgjedhjeve presidenciale që do mbahen muajin e ardhshëm në SHBA.

Gjithashtu thuhet se kreu i shërbimit inteligjent të Izrelit, Yossi Cohen shpreson se Tel Avivi të arrijë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite por që qeveria e Rijadit pritet të hedhë këtë hap pas zgjedhjeve më 3 nëntor.

Më tej pretendohet se Arabia Saudite marrëveshjen për normalizim me Izraelin dëshiron t'ia ofrojë si "dhuratë zgjedhore" presidentit të SHBA-së.

Ndërkohë nga zyra e Cohen nuk është bërë ende një deklaratë lidhur me këtë.

Presidenti amerikan, Donald Trump në një deklaratë të premten tha se janë të paktën edhe 5 vende që presin të bëjnë paqe me Izraelin dhe se njëra prej tyre është Arabia Saudite.

Izraeli me një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë më 15 shtator nënshkroi marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.

Trump në një deklaratë më 23 tetor tha se është arritur marrëveshe për normalizimin e marrëdhënieve mes Sudanit dhe Izraelit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın