Bota

Presidentja Osmani takon në New York Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

"Ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike", shkroi Osmani

Agim Sulaj  | 23.09.2025 - Përdıtësım : 23.09.2025
Presidentja Osmani takon në New York Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Burimi: Zyra e Presidentes të Kosovës

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge, në New York, transmeton Anadolu.

Zyra e Presidentes të Kosovës, tha se presidentja Osmani ka ritheksuar në këtë takim mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s.

"Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike", shkroi Osmani pas këtij takimi.

Edhe këtë vit presidentja Osmani po qëndron në New York për takime me homologë dhe aktivitete të tjera zyrtare përgjatë Javës se Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mbahet nga data 22 shtator deri më 30 shtator.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın