Bota

Presidentja Osmani takon homologen e saj nga Zvicra

"Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona", tha Osmani

Agim Sulaj  | 14.02.2025 - Përdıtësım : 14.02.2025
Presidentja Osmani takon homologen e saj nga Zvicra Foto: Presidenca e Kosovës

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Gjermani, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC), ka takuar sot presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter, transmeton Anadolu.

Nëpërmjet një njoftimi për media nga Zyra e Presidentes së Kosovës, presidentja Osmani e ka konsideruar takimin me presidenten zvicerane si "të shkëlqyer".

"Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona", tha Osmani.

Ajo tha se do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me presidenten Keller-Sutter për ta thelluar edhe më tej partneritetin Kosovë-Zvicër në fusha të interesit të ndërsjellë, e për të mirën e të dy popujve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın