Bota

Presidentja meksikane i bën thirrje SHBA-së të ndërmarrë një reformë “gjithëpërfshirëse” të imigracionit

Sheinbaum u zotua se do të mbrojë shtetasit meksikanë që jetojnë në SHBA, gjithashtu duke kërkuar nga Washingtoni të ndjekë qasje alternative ndaj politikës së imigracionit

Jorge Antonio Gonzalez Rocha  | 10.06.2025 - Përdıtësım : 10.06.2025
Presidentja meksikane i bën thirrje SHBA-së të ndërmarrë një reformë “gjithëpërfshirëse” të imigracionit

Mexico City

Pas masave të ashpra të presidentit amerikan Donald Trump ndaj emigracionit, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka bërë thirrje që SHBA-ja të zbatojë një reformë “gjithëpërfshirëse” të imigracionit, transmeton Anadolu.

Nën udhëzimin e administratës së presidentit Trump, Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) ka forcuar përpjekjet për të rritur numrin e arrestimeve të emigrantëve pa dokumente, duke arritur kulmin në 2.200 arrestime në një ditë të vetme.

Gjatë një konference për media, presidentja Sheinbaum u zotua se do të mbrojë shtetasit meksikanë që jetojnë në SHBA, gjithashtu duke kërkuar nga Washingtoni të ndjekë qasje alternative ndaj politikës së imigracionit.

“Qëndrimi ynë gjithmonë ka qenë ai i mbrojtjes së meksikanëve që jetojnë në SHBA, mbështetja jonë e përhershme. Në të njëjtën kohë, ne kërkojmë një qasje që nuk përfshin bastisje ose dhunë, por që përkundrazi e adreson çështjen përmes një reforme gjithëpërfshirëse të imigracionit që njeh rolin e emigrantëve në SHBA, veçanërisht ata që kanë punuar atje për shumë vite”, tha Sheinbaum.

Bastisjes janë kryer në zona publike, duke përfshirë vendet e punës dhe vendet e njohura të grumbullimit për të huajt. Ato kanë tërhequr kritika ndërkombëtare, pasi profilizimi racor dhe abuzimet me të drejtat e njeriut janë bërë çështje qendrore në strategjinë e Trumpit kundër imigracionit.

Qëndrimi agresiv ndaj imigracionit ka çuar në mbi 100 mijë arrestime nga oficerët e ICE-së, me më shumë se 54 mijë njerëz që aktualisht mbahen në qendrat e paraburgimit të imigracionit në të gjithë SHBA-në.

Ministria e Punëve të Jashtme e Meksikës ka konfirmuar se 42 shtetas meksikanë janë arrestuar dhe aktualisht po mbahen në paraburgim vetëm në qytetin Los Angeles në Kaliforni.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın