Bota

Presidenti ukrainas Zelenskyy sot pritet për vizitë pune Turqi

“Pritet që diskutimet të përfshijnë çështje të agjendës sonë dypalëshe me Ukrainën dhe zhvillimet rajonale, si dhe përpjekjet për vendosjen e një armëpushimi dhe arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme”, tha Duran

Berk Kutay Gökmen  | 04.04.2026 - Përdıtësım : 04.04.2026
Presidenti ukrainas Zelenskyy sot pritet për vizitë pune Turqi

Stamboll

Drejtori i Komunikimeve i Turqisë, Burhanettin Duran, ka bërë të ditur se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një vizitë pune në Turqi, transmeton Anadolu.

“Gjatë takimeve që do të mbahen në Stamboll, pritet që diskutimet të përfshijnë çështje të agjendës sonë dypalëshe me Ukrainën dhe zhvillimet rajonale, si dhe përpjekjet për vendosjen e një armëpushimi dhe arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, me fokus të veçantë në Procesin e Stamboll”, shkroi Duran në platformën sociale turke NSosyal.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.