Presidenti ukrainas: Ne besojmë se Bjellorusia nuk do të hyjë në luftë
"Ne besojmë se populli bjellorus duhet të bëjë gjithçka që të mos përfshihet në këtë luftë", tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy

Kiev
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se "Ka provokime se Bjellorusia mund të përfshihet në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës por ne besojmë se Bjellorusia nuk do të hyjë në luftë", transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë shtetërore ukrainase të lajmeve "Ukrinform", Zelenskyy foli në tryezën e rrumbullakët të 26-të të qeverisë të "The Economist".
Ai tha se duhet të flasin hapur të vërtetën. "Një numër i madh raketash u lëshuan nga territori i Bjellorusisë drejt Ukrainës me rreze të ndryshme. Por, ne e kuptojmë se ky nuk është vendim i popullit bjellorus. Ne besojmë se populli bjellorus duhet të bëjë gjithçka që të mos përfshihet në këtë luftë", tha Zelenskyy.
Presidenti ukrainas potencoi se njerëzit përgjegjës nuk duhet të heshtin. "Nuk mund të themi 'Federata Ruse po i bën këto gjuajtje nga territori ynë, jo ne'. Unë mendoj se kjo është e padrejtë", tha Zelenskyy.
Duke u përgjigjur lidhur me provokimet nëse Bjellorusia mund të përfshihet në luftën kundër vendit të tij, Zelenskyy tha: "Ne ende besojmë se Bjellorusia nuk do të hyjë në këtë luftë".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.