Bota

Presidenti turk takon liderët e Azerbajxhanit dhe Pakistanit në Baku

Erdogan, Aliyev dhe Sharif zhvilluan një takim me dyer të mbyllura, përveç pjesëmarrjes në festimet e Ditës së Fitores në Azerbajxhan

Merve Yıldızalp Yormaz  | 08.11.2025 - Përdıtësım : 08.11.2025
Presidenti turk takon liderët e Azerbajxhanit dhe Pakistanit në Baku Foto: Murat Kula/AA

Baku/Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u ka takuar në Baku presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, raporton Anadolu.

Takimi me dyer të mbyllura u përqendrua në zhvillimet rajonale dhe globale.

Presidentit Erdogan iu bashkuan në takim ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes, Yasar Guler dhe shefi i inteligjencës, Ibrahim Kalin.

Erdogan qëndron në Baku për të marrë pjesë në ceremoninë e Ditës së Fitores në Azerbajxhan.

Më herët gjatë ditës, presidenti turk dhe kryeministri pakistanez iu bashkuar presidentit azerbajxhanas në ceremoninë e paracdës ushtarake si pjesë e festimeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.