Turqia, Bota

Presidenti turk takohet me homologun sirian në Stamboll

Erdoğan e priti al-Sharaan me një ceremoni zyrtare në Zyrën Presidenciale në Pallatin Dolmabahçe.

Zehra Nur Çelik  | 24.05.2025 - Përdıtësım : 25.05.2025
Presidenti turk takohet me homologun sirian në Stamboll Foto: Mustafa Kamacı/Presidenca e Turqisë

Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, u takua sot me presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa, në Stamboll, raporton Anadolu.

Erdoğan e priti al-Sharaan me një ceremoni zyrtare në Zyrën Presidenciale në Pallatin Dolmabahçe.

Në takim morën pjesë ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, shefi i inteligjencës, Ibrahim Kalın, kreu i Sekretariatit të Industrive të Mbrojtjes të Turqisë, Haluk Görgün, ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shaibani, dhe disa zyrtarë të tjerë.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın