Presidenti turk përgëzon kryeministrin britanik për deklaratat mbi njohjen e Palestinës
- Presidenti turk theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave për të detyruar Izraelin të ndjekë një armëpushim dhe një zgjidhje me dy shtete

Istanbul
STAMBOLL (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka përgëzuar kryeministrin britanik, Keir Starmer, për deklaratat e tij mbi njohjen e shtetit të Palestinës, transmeton Anadolu.
Në një bisedë telefonike, sipas Drejtorisë Turke të Komunikimit, Erdoğan dhe Starmer diskutuan marrëdhëniet midis Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe çështjet rajonale dhe globale.
Erdoğan tha se situata humanitare në Gaza ka arritur në një pikë kritike dhe se është detyrë e njerëzimit të shkojë përtej thjesht shprehjes së shqetësimit për ngjarjet.
Presidenti turk theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave për të detyruar Izraelin të ndjekë një armëpushim dhe një zgjidhje me dy shtete.
“Turqia vazhdimisht dërgon ndihmë humanitare në Gaza, mbështet përpjekjet e ndërmjetësve për të arritur një armëpushim në rajon dhe mbështet negociatat e armëpushimit”, shtoi ai.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.