Presidenti turk mbërrin në Johannesburg për të marrë pjesë në samitin e liderëve të G20-tës
Erdogan pritet të marrë pjesë në dy seanca gjatë të shtunës, të zhvillojë takime dypalëshe me disa udhëheqës dhe të marrë pjesë në një darkë në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive
Johannesburg/Stamboll
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Johannesburg të Afrikës së Jugut për të marrë pjesë në samitin e liderëve të G20-tës, i cili është planifikuar të mbahet të shtunën dhe të dielën, raporton Anadolu.
Sipas burimeve diplomatike turke, Erdogan u ul në Aeroportin Ndëkrombëtar OR Tambo, ku u prit nga ministrja e Vendbanimeve Njerëzore e Afrikës së Jugut, Thembisile Simelane, ambasadorja turke në Pretoria, Kezban Nilvana Darama Yildirimgec dhe zyrtarë të tjerë.
Presidenti turk shoqërohet nga Zonja e Parë, Emine Ergogan, ministri i Punëve të Jashtëm, Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Simsek, shefi i Shtabit të Presidencës, Hasan Dogan, drejtori i Komunikimit, Burhanettin Duran, këshilltari kryesor i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Akif Cagatay Kilic, zv/kryetari dhe zëdhënësi i AK Partisë, Omer Celik, si dhe zyrtar të tjerë të lartë.
Gjatë samitit që do të mbahet në Qendrën e Ekspozitave në Johannesburg, Erdogan pritet të marrë pjesë në dy seanca gjatë të shtunës, të zhvillojë takime dypalëshe me disa udhëheqës dhe të marrë pjesë në një darkë në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
