Bota

Presidenti turk Erdoğan dhe kryeministri pakistanez diskutojnë çështjet rajonale dhe globale

Gjatë një telefonate, Erdoğan ka deklaruar se miqësia e lashtë dhe solidariteti i fortë midis Turqisë dhe Pakistanit janë forcuar me hapat e ndërmarrë.

Serdar Dincel  | 08.06.2025 - Përdıtësım : 09.06.2025
Presidenti turk Erdoğan dhe kryeministri pakistanez diskutojnë çështjet rajonale dhe globale

Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, dhe kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, diskutuan sot marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

Gjatë një telefonate, Erdoğan ka deklaruar se miqësia e lashtë dhe solidariteti i fortë midis Turqisë dhe Pakistanit janë forcuar me hapat e ndërmarrë, tha Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në X.

Erdoğan ka uruar Sharifin me rastin e Kurban Bajramit.

Presidenti Erdoğan kishte vizituar Pakistanin në shkurt.

Nga ana e tij, Sharif bëri një vizitë në Turqi në maj, gjatë së cilës ai dhe Erdoğan diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin e mëtejshëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.