Bota

Presidenti turk dhe shefi i NATO-s diskutojnë çështje rajonale dhe globale në një telefonatë

Erdogan tha se procesi i lidhur me Iranin po shkon drejt një ngërçi gjeostrategjik dhe bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të shtojë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës

Seyit Şamil Kurt  | 04.04.2026 - Përdıtësım : 04.04.2026
Presidenti turk dhe shefi i NATO-s diskutojnë çështje rajonale dhe globale në një telefonatë

Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një telefonatë ka diskutuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, zhvillimet rajonale dhe globale, si dhe çështjet që lidhen me aleancën, raporton Anadolu.

Gjatë bisedës, presidenti Erdogan tha se procesi i lidhur me Iranin po shkon drejt një ngërçi gjeostrategjik dhe bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të shtojë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

Ai gjithashtu shprehu shpresën se samiti i NATO-s më 7 dhe 8 korrik në Ankara do të miratojë vendime për ta bërë aleancën më të qëndrueshme dhe më efektive përballë sfidave të ardhshme.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.