Presidenti turk dhe homologu i tij amerikan diskutojnë Venezuelën dhe Gazën
Drejtoria Turke e Komunikimeve njoftoi se Recep Tayyip Erdogan dhe Donald Trump zhvilluan bisedë telefonike për të shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet Turqi-SHBA dhe çështjet rajonale
Washington
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, zhvilluan të hënën një bisedë telefonike për të diskutuar çështje bilaterale dhe globale, transmeton Anadolu.
Erdogan dhe Trump shkëmbyen pikëpamje mbi marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe SHBA-së, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, si dhe çështje rajonale dhe globale, veçanërisht Venezuelën dhe Rripin e Gazës, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë.
Më herët, Erdogan tha se i ka përcjellë Trumpit ndjeshmëritë e Ankarasë gjatë një bisede telefonike.
“Gjatë bisedës telefonike me presidentin Trump të Shteteve të Bashkuara, i përcollëm atij shqetësimet e Turqisë. Theksuam se Venezuela nuk duhet të tërhiqet në paqëndrueshmëri”, tha Erdogan.
“Turqia dhe kombi turk do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë popullit mik të Venezuelës në përpjekjet e tyre për prosperitet, paqe dhe zhvillim”, tha ai pas mbledhjes së kabinetit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
