Bota

Presidenti tunizian shkarkon kryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes

Presidenca njoftoi se kryeministri Hichem Mechichi dhe ministri i mbrojtjes, Ibrahim Bartagi, si dhe ministri i përkohshëm i drejtësisë, Ben Slimane, që nga 25 korriku u liruan nga detyrat e tyre

Ekip  | 26.07.2021 - Përdıtësım : 27.07.2021
Presidenti tunizian shkarkon kryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes Foto: AA/Arhiv

Ankara

Presidenti tunizian, Kais Saied, ka lëshuar një dekret presidencial për të shkarkuar kryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenca njoftoi se kryeministri Hichem Mechichi dhe ministri i mbrojtjes, Ibrahim Bartagi, si dhe ministri i përkohshëm i drejtësisë, Ben Slimane, që nga 25 korriku u liruan nga detyrat e tyre.

Të dielën, Saied rrëzoi qeverinë e kryeministrit Michichi, ngriu parlamentin dhe mori autoritetin ekzekutiv me ndihmën e një kryeministri të ri.

Dje në fjalën e tij, presidenti tunizian tha se do të pezullojë imunitetin e të gjithë anëtarëve të parlamentit dhe se do të marrë kontrollin e zyrës së prokurorit të përgjithshëm. Ai pretendoi se i kishte marrë vendimet pasi ishte konsultuar me kryeministrin Mechichi dhe kryeparlamentarin Rached Ghannouchi.

Ghannouchi, nga ana e tij, lëvizjet e presidentit i përshkroi si asgjë tjetër përveç "një grusht shtet i plotë" kundër kushtetutës tuniziane, revolucionit dhe lirive në vend.

Tunizia që nga 16 janari është përfshirë nga një krizë e thellë pasi Mechichi njoftoi një ri-organizim të kabinetit, por Saied refuzoi të mbajë një ceremoni për të betuar ministrat e rinj. Tunizia po ashtu përballet me një përhapje të paparë të llojeve të koronavirusit të ri (COVID-19) në shumicën e shteteve, duke shkaktuar një përhapje të shpejtë të virusit.

Tunizia shihet si i vetmi vend arab që arriti të kryejë tranzicion demokratik midis vendeve të tjera arabe që po ashtu dëshmuan revolucione popullore që rrëzuan regjimet në pushtet, përfshirë Egjiptin, Libinë dhe Jemenin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın