Bota

Presidenti tunizian: Fati ynë me Libinë është një, qëllimet tona janë të përbashkëta

Duke theksuar vendosmërinë e të dy vendeve për të kapërcyer sfidat aktuale, presidenti tunizian Saied tha se "Fati ynë me Libinë është një, qëllimet tona janë të përbashkëta"

Yosra Ouanes, Gülşen Topçu  | 08.04.2021 - Përdıtësım : 08.04.2021
Presidenti tunizian: Fati ynë me Libinë është një, qëllimet tona janë të përbashkëta

Tunis

Presidenti i Tunizisë, Kais Saied deklaroi se me Libinë i kanë fatet e njëjta dhe qëllimet e përbashkëta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Jashtme e Libisë, Najla Mangoush, e cila mori detyrën në Libi më 16 mars, u prit nga presidenti Saied në Tunizi, ku zhvilloi vizitën e saj të parë jashtë vendit.

Sipas deklaratës nga Presidenca, në takimin e mbajtur në pallatin presidencial Carthage, u diskutuan çështjet e marrëdhënieve dhe zhvillimit të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Duke theksuar vendosmërinë e të dy vendeve për të kapërcyer sfidat aktuale, Saied tha se "Fati ynë me Libinë është një, qëllimet tona janë të përbashkëta".

Ministrja e Jashtme libiane, Mangoush iu referua vizitës historike të presidentit tunizian Saied në Libi në muajin mars.

Ajo tha se presidenti i Këshillit Presidencial të Libisë, Muhammed Yunus al-Menfi dhe kryeministri i Qeverisë së Unitetit Kombëtar, Abdul hamid Dbeibeh dëshirojnë të punojnë me Tunizinë për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Mangoush theksoi se ajo zhvilloi vizitën e saj të parë jashtë shtetit në Tunizi si një shprehje mirënjohjeje për rolin e tij pozitiv në krizën libiane.

Presidenti tunizian Saied më 17 mars vizitoi Libinë. Ai ishte kreu i parë i shtetit që erdhi në Libi pas qeverisë së re të udhëhequr nga OKB-ja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın