Bota

Presidenti sirian takon liderët francez, britanik dhe holandez në kuadër të Samitit COP30

Kjo shënon herën e parë që një president sirian merr pjesë në konferencën e OKB-së për klimën që nga fillimi i kësaj nisme në vitin 1995

Mohammad Sıo  | 07.11.2025 - Përdıtësım : 07.11.2025
Presidenti sirian takon liderët francez, britanik dhe holandez në kuadër të Samitit COP30

Istanbul

Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin britanik Keir Starmer dhe kryeministrin holandez Dick Schoof, në kuadër të Samitit të klimës COP30 në Belem të Brazilit, transmeton Anadolu.

Siç raporton Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve (SANA), në takime ishte i pranishëm edhe ministri sirian i Punëve të Jashtme Asaad al-Shaibani ndërsa ministri i Administratës Lokale dhe Mjedisit, Mohammad Anjarani, iu bashkua takimit me kryeministrin holandez.

Detaje të diskutimeve në takime nuk janë bërë të ditura.

Al-Sharaa dhe delegacioni i tij ndodhen në Belem për të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve të COP30-tës. Kjo shënon herën e parë që një president sirian merr pjesë në konferencën e OKB-së për klimën që nga fillimi i kësaj nisme në vitin 1995.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.