Presidenti sirian niset për në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Vizita e tij, e para nga një udhëheqës sirian që nga viti 1967, vjen derisa Damasku kërkon heqjen e përhershme të sanksioneve të SHBA-së që mbeten në fuqi pavarësisht masave të fundit lehtësuese

Stamboll
Presidenti sirian, Ahmad al-Sharaa, është nisur për një vizitë historike në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të këtij viti, pjesëmarrja e parë e tillë nga një udhëheqës sirian që nga viti 1967, transmeton Anadolu.
Gjatë seancës, Sharaa pritet të marrë pjesë në takime të shumta dhe të zhvillojë diskutime me krerët e shteteve dhe delegacionet.
Vizita e tij vjen derisa Damasku kërkon heqjen e përhershme të sanksioneve të SHBA-së që mbeten në fuqi pavarësisht masave të fundit lehtësuese.
Pjesa më e madhe e sanksioneve rrjedhin nga një ligj i SHBA-së i vitit 2019, i cili sanksionoi ish-regjimin e Assadit për krime lufte gjatë luftës civile.
Që nga rrëzimi i Assadit në fund të vitit 2024, administrata e re e Sirisë ka ndjekur reforma politike dhe ekonomike, duke promovuar kohezionin social dhe duke punuar për të zgjeruar bashkëpunimin me partnerët rajonal dhe ndërkombëtar.
Bashar al-Assad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi dhjetorin e kaluar, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 1963. Një administratë e re kalimtare e udhëhequr nga Sharaa u formua në janar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.