Presidenti sirian në fjalimin historik në OKB zotohet të rindërtojë Sirinë, bën thirrje për mbështetje globale
"Siria po shkruan një kapitull të ri në historinë e saj, të titulluar paqe, stabilitet dhe prosperitet", tha presidenti al-Sharaa

Stamboll
Presidenti sirian, Ahmad al-Sharaa, në paraqitjen e tij historike në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e para nga një kryetar shteti sirian që nga viti 1967, ka deklaruar se vendi i tij po rindërtohet pas viteve të luftës, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë procesin, raporton Anadolu.
"Siria sot po rindërton veten dhe si një komb i qytetërimit meriton të jetë një shtet ligjor", u tha Sharaa liderëve botërorë.
Siria, theksoi ai, po "shkruan një kapitull të ri në historinë e saj, të titulluar paqe, stabilitet dhe prosperitet".
Presidenti sirian shprehu mirënjohje për vendet që qëndruan pranë Sirisë gjatë kohërave të vështira, veçanërisht Turqinë, Katarin, Arabinë Saudite, të gjitha shtetet arabe dhe islamike, si dhe SHBA-në dhe BE-në.
Më tej, Sharaa u zotua për angazhimin e Sirisë ndaj Marrëveshjes së Shkëputjes së vitit 1974 me Izraelin, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë.
"Ne i bëjmë thirrje botës të na mbështesë përballë këtyre rreziqeve", theksoi ai.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.