Bota

Presidenti sirian mbërrin në Rusi për vizitën e parë zyrtare

Al-Sharaa do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij për të diskutuar mbi "zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të ndërsjellë"

Betül Yılmaz  | 15.10.2025 - Përdıtësım : 15.10.2025
Presidenti sirian mbërrin në Rusi për vizitën e parë zyrtare

Stamboll

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa mbërriti sot në Rusi për vizitën e parë zyrtare që kur mori detyrën në dhjetor 2024, thanë mediat lokale, transmeton Anadolu.

Al-Sharaa do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij për të diskutuar mbi "zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të ndërsjellë dhe mënyrat për të zgjeruar bashkëpunimin në fushat që u shërbejnë interesave të përbashkëta të të dy kombeve", raportoi Agjencia arabe siriane e lajmeve (SANA).



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.