Politikë, Bota

Presidenti sirian do të takohet të mërkurën me presidentin rus në Moskë

Nuk janë zbuluar detaje rreth vizitës dhe deri më tani nuk janë publikuar deklarata zyrtare nga autoritetet siriane ose ruse

Diyar Güldoğan  | 27.01.2026 - Përdıtësım : 27.01.2026
Presidenti sirian do të takohet të mërkurën me presidentin rus në Moskë

Washington

Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin në Moskë të mërkurën, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu.

Nuk janë zbuluar detaje rreth vizitës dhe deri më tani nuk janë publikuar deklarata zyrtare nga autoritetet siriane ose ruse.

Al-Sharaa u takua me Putinin në Moskë më 15 tetor të vitit të kaluar, duke shënuar vizitën e tij të parë në Rusi që nga marrja e detyrës pas rrëzimit të ish-presidentit Bashar al-Assad në fund të vitit 2024.

Assadi, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi më 8 dhjetor 2024, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.