Bota

Presidenti sirian Al-Sharaa takohet në Londër me kryeministrin britanik Starmer

Kryeministri britanik Starmer e priti presidentin sirian Al-Sharaa në zyrën e kryeministrit "10 Downing Street", pas mbërritjes së tij në Londër për bisedime zyrtare

Behlül Çetinkaya  | 31.03.2026 - Përdıtësım : 31.03.2026
Presidenti sirian Al-Sharaa takohet në Londër me kryeministrin britanik Starmer Foto: Raşid Necati Aslım/AA

Londër

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa u takua me kryeministrin britanik Keir Starmer në Londër si pjesë e vizitës së tij zyrtare, raporton Anadolu.

Kryeministri britanik Starmer e priti presidentin sirian Al-Sharaa në zyrën e kryeministrit "10 Downing Street", pas mbërritjes së tij në Londër për bisedime zyrtare.

Pas afërsisht një ore takimesh kokë më kokë dhe në nivel delegacioni, presidenti sirian u largua nga "Downing Street".

Al-Sharaa pritet të takohet me zyrtarë të qeverisë britanike më vonë gjatë ditës dhe është planifikuar të flasë në një panel të titulluar "E ardhmja e Sirisë" në qendrën e mendimit Chatham House në mbrëmje.

Al-Sharaa është takuar më parë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Washington, presidentin francez Emmanuel Macron në Paris dhe presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe kancelarin Friedrich Merz në Berlin si pjesë e kontakteve të tij ndërkombëtare.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa kanë vizituar më parë Damaskun.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.