Bota

Presidenti letonez: Politika e fuqive të mëdha është "e rrezikshme" për vendet baltike

"Pajtohem që ekziston një rend i ri në zhvillim. Po, pajtohem që ekziston një lloj dëshire për ta ndarë botën në sfera ndikimi", tha Rinkevics për transmetuesin polak TVP World në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih

İlayda Çakırtekin  | 16.02.2026 - Përdıtësım : 17.02.2026
Presidenti letonez: Politika e fuqive të mëdha është "e rrezikshme" për vendet baltike

Stamboll

Presidenti letonez, Edgars Rinkevics, ka paralajmëruar se rendi i ri botëror në zhvillim me sfera ndikimi dhe politikë të fuqive të mëdha është "i rrezikshëm" për shtetet baltike dhe vendet rajonale, transmeton Anadolu.

"Pajtohem që ekziston një rend i ri në zhvillim. Po, pajtohem që ekziston një lloj dëshire për ta ndarë botën në sfera ndikimi", tha Rinkevics për transmetuesin polak TVP World në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të dielën.

Ai vuri në dukje se epoka pas Luftës së Ftohtë dhe rendi botëror i bazuar në rregulla i vendosur pas Luftës së Dytë Botërore kanë "ikur", duke e përshkruar periudhën aktuale si një periudhë të "politikës së fuqive të mëdha", të dominuar nga fuqi të tilla si Kina, SHBA-ja dhe, padyshim, Rusia, si dhe BE-ja nëse blloku vepron kolektivisht.

Rinkevics paralajmëroi më tej se sferat e ndikimit dhe politika e fuqive të mëdha do të ishin të rrezikshme për shtetet baltike dhe vendet e tjera në rajon. "Është e rrezikshme për ekzistencën tonë dhe ne duhet ta marrim këtë shumë, shumë seriozisht", shtoi ai.

“Dhe pastaj edhe fuqitë e mëdha do të kenë nevojë për rend, një lloj rregullash që të gjithë ne i ndjekim. Dhe mendoj se kjo po shfaqet. Kjo është një situatë e rrezikshme”, deklaroi ndër të tjera Rinkevics.

Kur u pyet nëse Letonia ka plane alternative në rast se NATO dështon, Rinkevics tregoi disa shtresa, të tilla si “mbrojtja kombëtare, mbrojtja rajonale, mbrojtja evropiane (dhe) mbrojtja transatlantike”.

Megjithatë, Rinkevics shprehu besim në marrëdhënien transatlantike, pasi “ka shumë retorikë, por ka edhe shumë bashkëpunim praktik me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë që po zhvillohet”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.