Bota

Presidenti kuban: Nuk jemi në dialog me SHBA-në përtej çështjeve teknike të migracionit

Marrëdhëniet SHBA-Kubë "duhet të bazohen në të drejtën ndërkombëtare dhe jo në armiqësi, kërcënime dhe presion ekonomik", tha Miguel Diaz-Canel.

Muhammed Yasin Güngör  | 12.01.2026 - Përdıtësım : 12.01.2026
Presidenti kuban: Nuk jemi në dialog me SHBA-në përtej çështjeve teknike të migracionit

Stamboll

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel, deklaroi se qeveria e tij aktualisht nuk është e angazhuar në dialog me administratën e SHBA-së, përveç çështjeve teknike që lidhen me migracionin, në një kohë tensionesh të shtuara mes dy vendeve, transmeton Anadolu.

Kuba mbetet e hapur për dialog me administrata të ndryshme amerikane, përfshirë edhe qeverinë aktuale të SHBA-së, mbi bazën e “barazisë sovrane, respektit të ndërsjellë, parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe përfitimit të ndërsjellë, pa ndërhyrje në punët e brendshme dhe me respekt të plotë për pavarësinë tonë”, shkroi Diaz-Canel në rrjetin social amerikan X.

“Siç tregon historia, që marrëdhëniet SHBA–Kubë të përparojnë, ato duhet të bazohen në të drejtën ndërkombëtare dhe jo në armiqësi, kërcënime dhe presion ekonomik”, shtoi ai.

Duke iu referuar “bllokadës” amerikane ndaj vendit të tij, Diaz-Canel tha se kjo politikë “nuk ka të bëjë” me kubanët që jetojnë në SHBA.

Ai kritikoi Aktin e Rregullimit Kuban të vitit 1966, i cili u lejon shtetasve kubanë që arrijnë në SHBA pas janarit 1959 të aplikojnë për qëndrim të përhershëm pas një viti, pavarësisht mënyrës së hyrjes, duke e cilësuar atë si faktor që nxit flukset migratore drejt SHBA-së.

“Tani ata janë viktima të politikave në ndryshim ndaj migrantëve dhe të tradhtisë së politikanëve të Miamit”, tha ai.

Diaz-Canel theksoi se Kuba u përmbahet në mënyrë rigoroze marrëveshjeve dypalëshe ekzistuese për migracionin.

Komentet vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump përmendi Kubën si një nga objektivat e mundshëm në të ardhmen, disa ditë pas operacionit ushtarak në Venezuelë, duke deklaruar se vendi e Karaibeve “është gati të bjerë”.

Trump tha të dielën se Kuba nuk do të marrë më naftë apo mbështetje financiare nga Venezuela.

Ministri i Jashtëm kuban, Bruno Rodríguez, hodhi poshtë pretendimet e Trumpit, duke deklaruar se Havana nuk ka marrë kurrë kompensim monetar apo material për shërbime sigurie të ofruara ndaj asnjë vendi.

Diaz-Canel fajësoi Washingtonin për vështirësitë e thella ekonomike të Kubës, duke hedhur poshtë kritikat dhe duke këmbëngulur se Havana mbetet plotësisht sovrane pas dekadash presioni amerikan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın