Presidenti iranian u bën thirrje vendeve të rajonit të mos lejojnë “armiqtë të zhvillojnë luftën” nga territoret e tyre
“E kemi thënë shumë herë se Irani nuk kryen sulme parandaluese, por do të kundërpërgjigjet fuqishëm nëse infrastruktura ose qendrat tona ekonomike goditen”, tha Pezeshkian
Stamboll
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, u ka bërë thirrje vendeve të rajonit që të mos lejojnë “armiqtë të zhvillojnë luftën” nga territoret e tyre nëse “duan zhvillim dhe siguri”, transmeton Anadolu.
“E kemi thënë shumë herë se Irani nuk kryen sulme parandaluese, por do të kundërpërgjigjet fuqishëm nëse infrastruktura ose qendrat tona ekonomike goditen”, shkroi Pezeshkian në rrjetin social amerikan X.
Duke iu drejtuar vendeve të rajonit, presidenti iranian tha: “Nëse doni zhvillim dhe siguri, mos lejoni që armiqtë tanë ta zhvillojnë luftën nga tokat tuaja”.
Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar që nga 28 shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një sulm të përbashkët ndaj Iranit, i cili deri më tani ka vrarë mbi 1.340 persona, përfshirë liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.
Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit dhe vendeve të Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
