Bota

Presidenti iranian Pezeshkian jep mesazh për "unitet kombëtar"

"Nëse populli është me ne, asnjë problem nuk mund ta kërcënojë vendin. Prandaj, duhet të ndërmerren të gjitha hapat për të ruajtur unitetin kombëtar", tha Pezeshkian

Mustafa Melih Ahıshalı  | 18.06.2025 - Përdıtësım : 18.06.2025
Presidenti iranian Pezeshkian jep mesazh për "unitet kombëtar"

Stamboll

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian deklaroi se nëse ka unitet midis qeverisë dhe popullit, asnjë kërcënim nuk mund ta dëmtojë vendin, transmeton Anadolu.

Sipas faqes së internetit të presidencës, Pezeshkian në mbledhjen e kabinetit dha një mesazh për unitet kombëtar.

"Nëse populli është me ne, asnjë problem nuk mund ta kërcënojë vendin. Prandaj, duhet të ndërmerren të gjitha hapat për të ruajtur unitetin kombëtar", tha Pezeshkian.

Ai falënderoi vende të ndryshme, veçanërisht vendet fqinje, për solidaritetin dhe ofertat e tyre të ndihmës gjatë sulmeve të fundit të Izraelit.

Në fund të takimit, Pezeshkian i paralajmëroi të gjithë zyrtarët që t'i kushtojnë vëmendje maksimale parimeve të sigurisë dhe mbrojtjes dhe të veprojnë sipas udhëzimeve të autoriteteve përkatëse.

- Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit

Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.

Më tej u transmetua se 24 persona u vranë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.

Shumë vende veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.