Bota

Presidenti iranian: Kriza e ujit në Iran është serioze

- "Kriza e ujit është një nga problemet serioze të shoqërisë së sotme dhe të gjitha të dhënat tregojnë se burimet ujore po pakësohen, janë në rënie dhe po shkojmë drejt thatësirës", tha Pezeshkian

Mustafa Melih Ahıshalı  | 31.07.2025 - Përdıtësım : 31.07.2025
Presidenti iranian: Kriza e ujit në Iran është serioze

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, paralajmëroi se burimet ujore të vendit po pakësohen dhe se vendi po shkon drejt thatësirës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA, Pezeshkiyan tërhoqi vëmendjen ndaj krizës së mundshme të ujit në vend në ditët në vijim në fjalimin e tij në takimin e Këshillit të Planifikimit Provincial në provincën Zanjan.

"Kriza e ujit është një nga problemet serioze të shoqërisë së sotme dhe të gjitha të dhënat tregojnë se burimet ujore po pakësohen, janë në rënie dhe po shkojmë drejt thatësirës", tha Pezeshkian.

Ai deklaroi se nëse nuk ka konsum të kontrolluar të ujit, shumë qytete në vend do të përjetojnë probleme me ujin.

"Nëse nuk e kontrollojmë dhe nuk e menaxhojmë konsumin e ujit, nuk do të mbetet më ujë në diga në shtator dhe tetor, nuk do të ketë ujë në Teheran dhe do të përballemi me probleme serioze", tha Pezeshkian.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın