Bota

Presidenti iranian bën thirrje për drejtësi, paralajmëron për shfrytëzimin e protestave për të përçarë kombin

“Duhet t’i japim popullit tonë sovranitetin dhe ta përfshijmë atë në vendimmarrje, duke qëndruar njëkohësisht vigjilentë ndaj përpjekjeve për t’i shndërruar protestat në nxitje trazirash”, tha ai

Rania R.a. Abushamala  | 31.01.2026 - Përdıtësım : 31.01.2026
Presidenti iranian bën thirrje për drejtësi, paralajmëron për shfrytëzimin e protestave për të përçarë kombin Foto: AA/Arkiv

Stamboll

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi i tij është i detyruar të ndjekë rrugën e drejtësisë për të qëndruar si pengesë ndaj atyre që synojnë të dëmtojnë popullin iranian brenda dhe jashtë vendit, duke theksuar nevojën për të bërë dallimin midis protestave paqësore dhe përpjekjeve për të mbjellë përçarje, transmeton Anadolu.

“Ne jemi të detyruar t’i dëgjojmë protestuesit paqësorë”, tha presidenti, duke shtuar se “ka nga ata që kërkojnë të hipin mbi valën e protestave për të përçarë kombin”.

“Duhet t’i japim popullit tonë sovranitetin dhe ta përfshijmë atë në vendimmarrje, duke qëndruar njëkohësisht vigjilentë ndaj përpjekjeve për t’i shndërruar protestat në nxitje trazirash”, tha ai.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Tasnim, presidenti theksoi se përvojat e fundit kanë treguar se “armiqtë e betuar, përfshirë regjimi izraelit dhe mbështetësit e tij perëndimor, kanë kërkuar vazhdimisht të nxisin trazira, të krijojnë përçarje dhe të copëtojnë Iranin”.

Ai tha se aktorë të tillë kanë tentuar të shfrytëzojnë kërkesat sociale duke i nxitur protestat drejt “dhunës, atentateve dhe shkatërrimit të pronës publike”, përfshirë sulme ndaj forcave ushtarake dhe objekteve të shërbimeve, të cilat “nuk kanë vend në asnjë normë të protestës civile”.

Pezeshkian gjithashtu tha se autoritetet duhet të rishqyrtojnë sjelljen dhe performancën e tyre ndaj qytetarëve për t’u hequr çdo justifikim atyre që kërkojnë t’i shndërrojnë protestat në urrejtje dhe nxitje, si dhe theksoi se “shërbimi i sinqertë ndaj popullit është pengesa kryesore kundër infiltrimit të armikut”.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet midis Teheranit dhe Ëashingtonit janë përshkallëzuar javëve të fundit, pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, se një “armatë masive” po lëviz drejt Iranit, së bashku me thirrjen e tij që Teherani të “ulet në tryezë” për negociata.

Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar se çdo sulm amerikan do të përballej me një përgjigje “të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse”, si dhe kanë përsëritur se Teherani mbetet i hapur për bisedime vetëm sipas asaj që i përshkruan si “kushte të drejta, të balancuara dhe jo shtrënguese”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın