Bota

Presidenti indonezian premton 8.000 trupa ose më shumë për forcën paqeruajtëse në Gaza

“Do të arrijmë ëndrrën tonë për paqe në Palestinë, një zgjidhje të qëndrueshme dhe paqësore për problemin palestinez dhe në Gaza”, tha presidenti i Indonezisë

Saadet Gökce  | 19.02.2026 - Përdıtësım : 19.02.2026
Presidenti indonezian premton 8.000 trupa ose më shumë për forcën paqeruajtëse në Gaza

Istanbul

Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto, premtoi sot 8.000 trupa “ose më shumë” për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza gjatë takimit inaugurues të Bordit të Paqes në Washington, raporton Anadolu.

Pavarësisht pengesave dhe vështirësive, “jemi shumë optimistë se me udhëheqjen e presidentit (Donald) Trump, ky vizion i paqes së vërtetë do të arrihet”, tha ai.

“Do të ketë probleme, por ne do të fitojmë”, shtoi Prabowo.

“Do të arrijmë ëndrrën tonë për paqe në Palestinë, një zgjidhje të qëndrueshme dhe paqësore për problemin palestinez dhe në Gaza”, tha më tej ai.

Arritjet e armëpushimit janë “të vërteta”. Për këtë arsye, “përsërisim angazhimin tonë për të kontribuuar me një numër të konsiderueshëm trupash, deri në 8.000 ose më shumë, nëse është e nevojshme; jemi të gatshëm t’i dërgojmë trupat për të marrë pjesë aktivisht në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për ta bërë këtë paqe të funksionojë”, deklaroi Prabowo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın