Bota

Presidenti i Turqisë mesazh urimi për festën hebraike

Recep Tayyip Erdoğan ka theksuar “respektin për paqe” në shënimin e Pashkëve, njëra nga festat më të rëndësishme hebraike

Sibel Uğurlu  | 19.04.2019 - Përdıtësım : 20.04.2019
Presidenti i Turqisë mesazh urimi për festën hebraike Foto: AA/Arhiv

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përmes një mesazhi ka shprehur urimet e tij me rastin e festës së Pashkëve hebraike për komunitetin hebre në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Struktura jonë sociale, e bazuar në respekt për paqe dhe për të gjitha besimet, e çimentuar me dashuri të përbashkët dhe respekt dhe e pasuruar me dallimet e saj, është bazamenti i unitetit tonë të fortë dhe solidaritetit”, thuhet në mesazhin e presidentit Erdoğan.

Festa e Pashkëve hebraike, që përkujton ekzodin e izraelitëve nga Egjipti në kohën e Profetit Musa, konsiderohet si një nga festat më të rëndësishme në kalendarin hebraik.

Duke theksuar multikulturalitetin e Turqisë dhe karakterin multifetar, presidenti Erdoğan nënvizoi rëndësinë që të gjithë shtresat e shoqërisë turke “lirshëm të zbatojnë fetë dhe traditat e tyre”.

“Me rastin e festës së tyre, dëshiroj të shpreh urimet më të mira për të gjithë hebrenjtë, veçanërisht hebrenjtë që janë shtetas tanë, me të cilët jetojmë në paqe dhe të cilët i përshëndes përzemërsisht”, tha presidenti Turqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın